Çeki, bie qeveria e sapozgjedhur

14/08/2013 15:50

Qeveria e sapozgjedhur çeke e kryeministrit Juri Rusnok jetoi vetëm pak ditë, pasi nuk arriti të merrte këtë të mërkurë votëbesimin në parlament.

Si rrjedhojë, krteministri Rusnok paraqiti dorëheqjen e parevokueshme të vetes dhe kabinetit, duke i hapur rrugën mbajtjen e zgjedhjeve të reja të parakohshme, në muajin tetor.

Një qeveri teknokratësh u formua përpara zgjedhjeve të fundit në muajin korrik, pavarësisht presionit të qeverisë që akuzuan presidentin Milos Zeman për tentimin e rritjes së pushtetit të tij.

Zeman pranoi dorëheqjen e Rusnok, por gjithashtu i kërkoi atij që të mbetet në pushtet për momentin, duke drejtuar qeverinë e zgjedhur me votë në cilësinë e një qeverie të përkohshme.

Republika Çeke mbetet në krizë politike që prej muajit qershor, kur kryeministri Petr Necas dha dorëheqjen pas përfshirjes së një bashkëpunëtori të ngushtë në një skandal korrupsioni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA