
Tre persona, mes të cilëve një në gjendje të rëndë, janë aksidentuar
paraditen e sotme në Mat pasi automjeti me të cilin udhëtonin ka rënë në
një humnerë.
Ngjarja rrugore është shënuar në aksin rrugor Burrel-Klos, në vendin e quajtur “Ura Shulbater” ku automjeti tip “Benz” me të cilin udhëtonin të plagosurit ka dalë nga rruga duke rënë në humnerë, nga një lartësi prej 40 metrash.
Kalimtarët e rastit kanë njoftuar policinë dhe u kanë dhënë ndihmën e parë të plagosurve, të cilët janë dërguar më pas në spital. Sipas mjekëve drejtuesi i mjetit Gani Derguti, 50 vjeç, ndodhet në gjendje më të rëndë, ndërsa 2 pasagjerët ndodhen jashtë rrezikut për jetën
Ndërkohë policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Top Channel