Shtetet e Bashkuara i kërkuan palestinezëve të mos reagojnë negativisht
pasi Izraeli miratoi ndërtimin e 1200 vendbanimeve te reja, disa dite
përpara nisjes së bisedimeve të paqes në Jeruzalem.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry nga Kolumbia, ku ndodhet per nje vizite zyrtare, tha se vendimi i së dielës “deri diku ishte i pritshëm”, por ai përsëriti që Uashingtoni i konsideron të paligjshme vendbanimet.
“Shtetet e Bashkuara i konsiderojnë vendbanimet te paligjshme. Kjo është politika e Shteteve te Bashkuara dhe ne ia kemi shprehur miqve tane në Izrael dhe kemi punuar ngushtesisht me palestinezet me qellimin qe te gjithe te kuptojne se si është rruga qe na prêt perpara. Mendoj se kjo nënvizon rendesinë e uljes sa me shpejt në të njëjtën tryezë”, tha Kerry.
John Kerry tha se kishte biseduar me kryenegaciatoren izraelite, ministren e Drejtesise, Tzipi Livni dhe kryeministrin Benjamin Netanjahu, i cili po merr veten pas operimit te hernias.
Të marten u mesua se Bashkia e Jeruzalemit miratoi mbylljen e 900 shtepive prane vendbanimit te Gilos ne Jeruzalemin Lindor. Një prej keshilltareve bashkiake tha se “ndertimi nuk do te nise për vite”. Negociatoret palestineze akuzuan Izraelin, se po perpiqet te sabotoje bisedimet. Zedhenesi i qeverise izraelite rrezoi akuzat duke thene se vendbanimet jane ndertuar ne pjese te territorit izraelit.
Disa ore me vone, autoritetet izraelite publikuan te dhenat mbi 26 te burgosurve palestineze qe u lane te lire te marten.Te pakten 500 mije hebraike jetojne ne mbi 100 vendbanime, te ndertuar prej vitit 1967, kur Izraeli pushtoi pjese te Bregut Perendimor dhe Jeruzalemit Lindor. Konsiderohen te paligjshme nga Bashkesia Nderkombetare por per Izraeli e kundershton me force.
Top Channel