Për çdokënd ndaj të cilit ushtrohet dhunë në familje ka dy mënyra për të
kërkuar urdhërin e mbrojtjes, e para te drejtohet ne menyre te
drejtperdrtejte personalisht ne gjykate dhe e dyta t’i drejtohet
policisë dhe kjo e fundit plotëson dokumentacionin që ia përcjell
menjëherë gjykatës përkatëse.

Gjyqtarja Teuta Hoxha shqyrtoi këtë të martë katër kërkesa për urdhër mbrojtjeje nga femra që kanë denoncuar dhunën. Dy prej tyre rriheshin nga bashkeshortët sa herë që ata konsumonin alkool. E treta sepse ishte kthyer vonë në shtëpi, ndërsa Elda sepse vajza e saj 16-vjeçare pinte duhan dhe ndiqte moden.

Ka qenë adoleshentja që në dhunë e sipër ka njoftuar policinë e pikërisht në këtë çast ndaj te dyja femrave eshte ushtruar dhune jo vetem nga kryefamiljari, por edhe një i afërm tjetër që kishte ardhur për të qetësuar situatën.

Por ndersa gruaja eshte larguar nga shtepia bashke me te bijen, kryefamiljari i konsideron keto fragmenete te dhunshme, thjesht nje shuplakë.

“Unë e kam qëlluar si të tërë, një shpullë turinjve. Unë vetëm një herë e kam qëlluar”, tha burri në sallë.

Me kerkese të Eldes gjyqtarja Teuta Hoxha urdheroi bashkeshortin qe mos t’i afrohet as gruas dhe as te bijes per nje periudhe gati njemujore, si dhe t’u paguaje atyre qirane pasi nene e bije kane frike te kthehen ne banese nga dhuna ne familje. Çifti ka 18 vjet martuar dhe prej gjashte vitesh kane ardhur nga Permeti per te jetuar ne Tirane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA