Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-ve, Eric Holder, ka bërë thirrje për ndryshime madhore në sistemin e drejtësisë penale të vendit, duke shpallur masat që synojnë lehtësimin e mbipopullimit të burgjeve.
Masat do të zvogëlojnë përdorimin e dënimeve të ashpra me burg për disa krime të lidhura me drogat, duke i çuar njerëzit e dënuar me shkelje të nivelit të ulët drejt trajtimeve nga droga apo programet e shërbimit ndaj komunitetit, si dhe duke zgjeruar një program të burgjeve mbi lejimin për liri të disa kriminelëve të vjetër apo jo të dhunshëm.
Në një deklaratë nga San Francisco, të hënën, Holder tha se ai është duke mandatuar një ndryshim në politikat e Departamentit të Drejtësisë, kështu që kriminelët e nivelit të ulët, jo të dhunshëm dhe pa lidhje me organizatat e mëdha, grupet e gangsterëve apo karteleve, nuk do të akuzohen për vepra penale, që kërkojnë dënime të detyrueshme minimale.
Dënimet e detyrueshme minimale me burg, një produkt i luftës së qeverisë kundër drogës në vitet 1980, kufizojnë lirinë e gjyqtarëve në vendosjen e dënimeve më të shkurtra me burg.
Top Channel