Serbisë do t’i duhen edhe shumë hapa për t’u bërë një shtet demokratik. Kështu ka vlerësuar presidenti rumun Trajan Basesku, duke kritikuar sjelljen e qeverisë së Beogradit ndaj rumunëve në Serbi.
Në zonat e Timokut dhe disa qytete në Vojvodinë jetojnë mijëra qytetarë me origjinë rumune dhe marrëdhëniet e shtetit karshi tyre kanë ndikuar që rumunët dhe serbët të mos kenë marrëdhënie të mira.
Për këtë arsye, Serbia ishte bllokuar disa herë nga Rumania gjatë marrjes së statusit të kandidatit për integrim në Bashkimin Evropian.
Rumania dhe Serbia shihen si vende më marrëdhënie shumë të mira për shkak të mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës nga Rumania, por Basesku duket se nuk ka harruar që askush nga liderët serbë nuk e ka pritur gjatë vizitës së tij të disa viteve më parë.
Shefi i diplomacisë serbe, Ivan Mrkiç ka theksuar se Serbia kurrë nuk ka pasur politika të asimilimit të pakicave dhe se respekton të drejtat e tyre.
Top Channel