Përfituese nga projekti me investim rreth 40 miliardë dollarë, i cili ka
të bëjë me transportimin e gazit nga Azerbajxhani për në Evropë, përveç
Shqipërisë mund të jetë edhe Kosova.

Sipas RTK-së, Kosova parashikohet të preket nga ky projekt kur përfundimisht të vihet në funksion më 1 janar të vitit 2019.

Në një raport analitik të cilin e ka hartuar Ministria e Punëve të Jashtme, është saktësuar në detaje se si Kosova mund të jetë përfituese nga ky zinxhir i transportimit të gazit, i cili mund të sjellë të ardhura të mëdha në buxhet dhe gjenerim të vendeve të reja të punës, shkruan ”Tribuna”.

Top Channel