Indi, 7-vjeçarja përdhunohet në tren

13/08/2013 20:10

Një 7-vjeçare u përdhunua në tualetin e një treni në Indi, në një rast të ri tronditës të dhunës seksuale në vendin e dytë më të populluar të botës.

Një sërë rastesh përdhunimi kanë tronditur gjatë vitit Indinë, duke ndikuar në revolta popullore, por edhe reduktimin e ndjeshëm të të ardhurave nga sektori i turizmit në vend.

Ndërsa nëna dhe një mik i saji ishin duke udhëtuar në tren, fëmija u josh nga një i panjohur në korridor dhe pasi u tërhoq deri në tualet, u përdhunua.

Ngjarja ndodhi në Raipur, kryeqyteti i shtetit të i Chatisgarhit. Policia ka nisur kërkimet për arrestimin e agresorit, i cili konsiderohet rreth të 40-tave.

Ndonëse përdhunimi në Indi është i dënueshëm deri me vdekje, sociologët vënë në dukje se problemi nuk lidhet më shumë me ndëshkueshmërinë, se sa me edukimin e mangët dhe kulturën patriarkale të shumicës dërrmuese të popullsisë indiane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA