“Blackberry” rrezikon të shitet

13/08/2013 15:35

Tre vjet më parë, në 2010 ishte ne majën e markave që kishin vlerën më të madhe në planet, pas “Apple” “Google”.

Por, sot “Blackberry” rrezikon të dalë në shitje. Lajmi është publikuar nga “TechCrunch” dhe u konfirmua nga kompania shumëkombëshe, që në Janar të 2013-s ndryshoi emrin nga “Research in Motion” në “Blackberry”.

Është formuar një komitet nën drejtimin e Timothy Dattels, që përfshin edhe presidentin e kompanise, Thorsten Heins.

Përmes një njoftimi për shtyp, kompania  zyrtarizoi lajmin. “Duke iu referuar rëndësisë, forcës së teknologjisë sonë dhe sektorit në evolucion, në një treg konkurrues, ka ardhur moment i duhur për të eksploruar alternativa strategjike”.

Sipas Dettels, bëhet fjalë për partneritete apo edhe per shitjen e kompanisë, me qëllimin për të shtuar vlerën e grupit dhe shpërndarjen e “Blackberry 10”.

Ndërsa presidenti Thorsten Heins nënvizoi sërish teknologjine e veçantë. “Do të vazhdojmë të reduktojme kostot, të jemi më efiçentë dhe të zhvillojme ende shërbimin e avancuar “BES 10” e platformen tonë të mesazheve”.

Shoqeria kanadeze ishte pionere e të ashtuquajturve “smartphone” apo telefonave inteligjente, kur konsideroheshin ende projekte në letër.

Themeluesit e saj, Mike Lazaridis dhe Jim Balsillie qëndruan për 30 vjet në krye të kompanisë, por dhanë dorëheqjen në vitin 2012 pas bilanceve negative.

Në vitin 2009, “Blackberry”, sipas analistëve kishte një kuote prej 19.9 % në treg dhe renditej e dyta pas “Nokia”-s.

Një nga fansët e telefonit “Blackberry” ishte dhe presidenti Barack Obama. Por, strategjia e përdorur kundër kompanive “Apple” dhe “Google” nuk rezultoi e suksesshme. Ditë më parë u bë publik lajmi se kompania po vlerëson të tërhiqet nga “Ëall Street”.

Aksionet e saj gjate ketij viti kane humbur mbi 19 %, me një vlerë tregu që ka rënë në 4.8 miliardë dollarë nga 84 miliardë në vitin 2008.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA