Reshje shiu dhe kushte atmosferike të paqëndrueshme, si parashikohet moti për këtë të premte Policia bashkiake e Vlorës dhe inpektore te sherbimit urban kane
ndermare nje aksion me nje vendim te bashkise, per lirimin e te gjitha
ambienteve publike te uzurpuara nga bizneset private. Aksioni perfshiu
nje pjese te mire te trotuareve ne bulevardin qendror vlore-skele si dhe
ne parqe e lulishte.
Gjatë këtij aksioni u hoqen karriget e vendosura ne trotuar nga lokalet dhe bizneset si dhe kioska apo ndertime ambulatore te cilat ishin pa lejen e bashkise. Gjatë aksionit pati dhe nga ata persona te cilet debatuan ashper me policine bashkiake dhe me pergjegjesit e rajoneve.
Me tej pronaret e lokaleve u shprehen se ishin lejuar vetë nga Bashkia kohe me pare te vendoseshin sherbime ne trotuar, madje kane paguar dhe te gjitha taksat e duhura kundrejt ketij lloj sherbimi ne zyrat e bashkise.
Me tej nenkryetari i bashkise Arben Beqiri tha se aksioni do te vijoje edhe ne ditet ne vazhdim si dhe do te merren masat per lirimin e te gjitha ambienteve publike.
Top Channel