Nga zgjedhjet lokale në Kosovë varet se sa do të jetë prania e Serbisë në veri dhe në zonat ku jetojnë serbët.

Millovan Drecun, shef i këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, por edhe shumë politikanë të tjerë serbë mendojnë se Kosova nuk i dëshiron serbët në zgjedhjet lokale pasi kërkon zbatimin e tyre me simbolet e shtetit.

Por, për dallim nga zgjedhjet tjera kur Serbia bënte ape të mos dilej në to, tani kërkohet pjesëmarrje masive për shkak të formimit të Këshillit të Komunave.

Institucionet serbe kërkojnë pjesëmarrjen e një liste të përbashkët të serbëve të Kosovës në mënyrë që të marrin sa më shumë vota, por për këtë nuk ka pajtueshmëri ende.

Një nga arsyet se përse Qeveria e Serbisë dhe Kuvendi nuk kanë bërë pushim vjetor është pikërisht zbatimi i marrëveshjes me Kosovën dhe përgatitja për bisedimet me Bashkimin Evropian.

Top Channel