Princi i Hollandës, Johan Friso ndërroi jetë këtë të hënë në moshën 44-vjecare.
Ai qëndroi për një vit e gjysëm në gjendje kome pas aksidentit në shkurt të vitit 2012, në resortin e skive ne Austri, ku u godit nga një ortek dhe u mbulua me dëborë për rreth 15 minuta.
Muajin e kaluar, 44-vjeçari u zhvendos nga spitali i Londres në Holande, por gjendja e tij u përkeqësua.
Mbreti Ëilhem-Aleksander dhe Mbreteresha Maksima jane nisur nga Greqia, ku po kalonin pushimet për në Holandë.
Pak pas kohës që u bë mbret, pas abdikimit te fronit nga e ema Mbreteresha Beatris, Vilhem Aleksander foli per “gjendjen e tmerrshme qe kishte kaluar familja per me shume se nje viti”.
Friso është i dyti nga tre djemte e Mbretereshes Beatris, por nuk ishte pretendent për fronin pas marteses se tij me Mabel Uise Smit, për shkak të përfshirjes së saj me një trafikant të njohur droge. Çifti ka dy vajza: Luanen dhe Zarian.
Top Channel