Kashmir, rriten tensionet
12/08/2013 00:00
India është akuzuar se ka vrarë një civil pakistanez në një sulm jo të provokuar në Kashmir.
Ky është një nga sulmet në serinë e re të përleshjeve në zonën e kontestuar të Himalajeve.
Një zyrtar ushtarak pakistanez, është cituar duke thënë se trupat indiane kanë sulmuar të hënën tri zona përgjatë zonës së kufirit që njihet si “Linja e Kontrollit”. Zyrtari ka shtuar se trupat pakistaneze i janë “përgjigjur sulmit indian”. Zyrtarët indian ende nuk i kanë komentuar këto akuza.
Tensionet përgjatë kufirit që e ndan Kashmirin janë rikthyer më 6 gusht kur pesë ushtarë indianë janë sulmuar dhe vrarë.
Nju Delhi e ka fajësuar Pakistanin për sulmin, ndërsa këta të fundit e kanë hedhur poshtë akuzën.
Top Channel