Izraeli liron grupin e parë të palestinezëve

12/08/2013 00:00

Një komitet ministror izraelit e ka aprovuar lirimin e 26 të burgosurve
palestinezë sipas një marrëveshje që ka për qëllim të hap rrugë për
vazhdimin e dialogut për paqe të nxitur nga SHBA-të.

Ky do të jetë grupi i parë nga katër sa do të lirohen në tërësi, pas së cilit 104 të burgosur do të jenë të lirë.

Pas grupit të parë, 78 të burgosurit e mbetur do të lirohen gjatë nëntë muajve të ardhshëm nëse bisedimet për paqe vazhdojnë.

Top Channel