Itali, vrasja e shqiptarit, ndalohet një i dyshuar

12/08/2013 00:00

Dhanë rezultate brenda më pak se 24 orëve hetimet mbi vrasjen e të riut
shqiptar Klevis çuko i cili u gjend pa jetë në një fushën në zonën e
Grossetos në Toskanë.

Forcat e rendit kanë ndaluar 21-vjeçarin Mirko Fiorini që mendohet të jetë autori i vrasjes.Në orët e para të mëngjesit të së dielës karabinierët gjetën trupin e shqiptarit të goditur mbi dhjetë herë në grykë dhe në shpinë.

Në afërsi të vendit të ngjarjes është gjetur edhe thika e përdorur për vrasjen.Dyshimet u përqëndruan tek pesë persona, por pasdite u arrestua 21 vjeçari vendas. Ai kishte kërkuar ndihmë mjekësore në spital për disa plagë të shkaktuara nga një armë e ftohtë dhe për një goditje në kokë.

Megjithëse fillimisht i riu ka mohuar lidhjen me vrasjen e shqiptarit, ai ka përfunduar në pranga.Ndërkohë pritet rezultati i autopsisë dhe po hetohet mbi arsyet e vrasjes. Klevis Kuko, prej katër vjetësh me banim në Itali nuk ka pasur probleme me drejtësinë. Megjithatë mendohet se vrasja mund të jetë rrjedhojë e një konflikti për shitjen e drogës.

Top Channel