“Përvëlohet” Franca me temperatura rekord, ndërprerje të energjisë elektrike mes valës së të nxehtit
Një kamikaz shpërtheu veten në një kafe të ndodhur në Irakun qëndror, duke vrarë të paktën tetë persona e plagosur 25 të tjerë.
Kjo është ngjarja më e rëndë që prej shpërthimeve në ditën e Fiter-Bajramit, të cilat i shkaktuan vdekjen mbi 70 personave dhe plagosën mbi 200 të tjerë.
Shpërthimi u regjistrua në qytetin e vogël të Baladit, i ndodhur në veri të kryeqytetit Bagdad.
Një vend me tensione të larta ndërfetare, si rrjedhojë e ndarjes së popullsisë në 60% sunitë e 35% shiitë dhe me një prezencë të madhe të kurdëve brenda vendit, Iraku po rrezikon të rrëshqasë gjithmonë e më shumë drejt luftës civile.
Vendi i pasur me naftë i Lindjes së Mesme konsiderohet si vendi ku Al-Kaeda dhe degët e saj terroriste kanë aktivitetin më të madh të veprimeve në krahasim me kudo tjetër në rajon apo më gjerë.
Më shumë se 4 mijë irakenë kanë vdekur në sulmet terroriste të ndodhura gjatë këtij viti.
Top Channel