Zëdhenesi i kryeministrit Cameron ka deklaruar se Londra mund të ndërmarrë veprime ligjore ndaj Spanjës, pas kontrolleve të rrepta të kufirit që Madridi ka vendosur javët e fundit për hyrje-daljet për në territorin e Gjibraltarit, i cili kontrollohet nga britanikët.
Ndërkohë, Spanja ka deklaruar se nuk do të heqë dorë nga kontrollet shtesë në kufirin me Gjibraltarin.
Zëdhënësi i zyrës së kryeministrit tha se këto kontrolle që kanë krijuar radhë prej disa orësh në pikën e kalimit kufitar “ishin të motivuara politikisht dhe totalisht disproporcionale”.
Komisioni Europian ka planifikuar të dërgojë një ekip hetuesisht në kufi muajin e ardhshëm, të cilët do të vëzhgojne kontrollet pas ankesave të shumë eurodeputeteve dhe qytetarëve europianë.
Ndërkohë, Londra ka dërguar të hënën tre luftanije, mes tyre një helikopter-mbajtëse dhe një frigatë për në territor, duke thënë se ato nuk janë të lidhura me situatën e krijuar, por kane qenë të planifikuara prej kohësh.
Polemika diplomatike filloi pas krijimit te nje ndertimi nenujor artificial nga autoritetet e Gjibraltarit, që sipas autoriteve spanjolle do te shkaterrojë peshkimin ne ate zone.
Gjibraltari ose “Shkembi”, siç njihet ndryshe eshte qe prej 300 vitesh, pjese e Britanise ne baze te marreveshjes se Utrehtit sipas te cilit Spanja ja njihte Anglise ate territor pas humbjes ushtarake ndaj britanikeve.
Ajo zone, e cila banohet kryesisht nga shtetas me origjine britanike eshte nje nga pikat me stragjike per transportin detar ne hyrje te Mesdheut.
Top Channel