Babai i Snowden do të niset në Rusi

12/08/2013 00:00

Së shpejti i ati i Eduard Snowden-it do të takohet me te birin, pasi
mundi te siguroje vizën ruse. Lon Snowden –qe nuk kishte folur me te –
prej publikimit te detajeve mbi programet amerikane te pergjimit.

Në një intervistë televizive, Lon Snoëden kritikoi Presidentin dhe disa ligjvenes amerikane.

“Si baba, unë do të dëshëroja që im bir të kthehej në atdhe nëse sistemi i drejtesise do te zbatohet me korrektesi. Në këtë pike, kur i kthehesh shume prej deklaratave të bëra nga udheheqesit tanë apo nga lideret e Kongresit, ato janë absolutisht të papergjegjshem dhe  kontradiktore me sistemin tone te drejtesise. Cfarë kam parë është një teater politik. U zhgenjeva nga konferenca për shtyp e presidentit. Besoj se ajo u shty nga arsyetimi se populli amerikan eshte i pakenaqur me cfare ka mesuar…”, tha Snowden.

Vendimi per t’i dhene azil për një vit, Eduard Snowden-it duket se ka perkeqesuar marredheniet mes Shteteve te Bashkuara dhe Rusise. Por pavaresisht kesaj, diplomatet e dy vendeve u takuan- te premten në Uashington- për të diskutuar cështja të tjera të interesit te perbashkët. Snowden, ish-nepunesi i CIA-s dhe ish-punonjes i Agjensise Kombetare te Sigurise, NSA, ne fillim te muajit qershor vendosi te beje publike detaje per programet amerikane te survejimit, qe u publikuan ne gazeten “The Guardian” dhe “Uashington Post”. 30-vjecari la Hawaii-n, ku ai punonte, prane nje dege te NSA-se dhe u vendos ne Hong -Kong. Me 23 qershor ai mberriti ne Moske. Aty qendroi me per shume 5 javë në zonen tranzit të aeroportit Sheremetjevo ne Moske, nga ku u largua pasi siguroje dokumentet e azilit nje vjecar. Ne Shtetet e Bashkuara, Eduard Snowden akuzohet per spiunazh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB