Ish-sekretari për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Olliver Ivanovic, por edhe lider i Lëvizjes qytetare Serbia, Demokracia, Drejtësia, nga veriu i Mitrovicës, ka theksuar se Kosova nuk është e interesuar për pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.
Sipas tij, Prishtina është duke bërë çdo gjë që numri i serbëve të jetë sa më i vogël, pasi marrëveshjet nuk janë arritur dhe do të ketë shumë pak kohë për zbatimin e tyre.
OSBE-ja në Serbi i ka dërguar listat e zgjedhësve në Kosovë, ka thënë Ivanoviç dhe kjo është mirë, por ka shumë komplikime.
Qeveria e Serbisë më parë ka kërkuar që në zgjedhjet e Kosovës të votohet edhe në territorin e Serbisë, përkatësisht që në to të votojnë edhe serbët e zhvendosur nga Kosova.
Por, një gjë e tillë është refuzuar nga Kosova. Nga ana tjetër, shumë parti serbe pritet të regjistrojnë degët e tyre për pjesëmarrje në zgjedhje.
Top Channel