“Angela Merkel vishet keq dhe jam gati t’i jap ndonjë këshillë”.
Mbreti i modës gjermane, Karl Lagerfeld, tha se zonja Merkel duhet të qepë “diçka të përshtatshme për përmasat e saj”.
Në një intervistë për të përjavshmen “Fokus”, stilisti që jeton në Paris iu referua një rasti specifik.
Gjatë vizitës së presidentit Barak Obama në Berlin, Merkel mbante veshur pantallona të gjera në fund. Ai tha se “masat ishin të gabuara, po kështu edhe prerja, madje ishin shumë të gjata”.
Nëse kancelarja do t’i kërkojë një mendim, kurrsesi s’mund t’i thotë jo, por Lagerfeld dyshon se Angela Merkel mund të ketë kohë për të shkuar në Paris.
Edhe kur takohet me presidentin Fransua Holond, “ajo është shumë e zënë e nuk ka kohë për modën”, shpjegon ai.
Gjatë 20 viteve të Angela Merkelit në politikë, ndryshimet e stilit kanë qenë të shumta, duke nisur prej modelit të flokëve.
Por, prej kohës që ka marrë detyrën e kancelares, veshja e saj është reduktuar në pantallona dhe xhaketa të ngjyrave të ndryshme.
Top Channel