Logu i Bjeshkëve

11/08/2013 17:15

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i shoqëruar nga Zonja e Parë, morën pjesë në veprimtarinë “Logu i Bjeshkëve” në Këlmend.

Kreu i shtetit i akordoi Komunes titullin “Nderi i Kombit”, me motivacion “Për kontribut të shquar për identitetin kombëtar, për trimëri dhe heroizëm në kryengritjet antiosmane për pavarësi, për qëndresën heroike në ruajtjen e kufijve kombëtarë nga copëtimi shovinist, për kryengritjen e parë antikomuniste (1945), ku gjaku i martirëve u shndërrua në memorie dhe vullnet për të kërkuar demokraci, për prijësit dhe bijtë e saj të shquar, që ka nxjerrë në shekuj”.

“Nëse do të kishim për zemër fatet e kulturës shqiptare dhe fatet e formimit të pasardhësve tanë, duhet që, jo vetëm t’u bëjmë një jehonë manifestimeve të tilla artistike, etnografike dhe patrotike, si “Logu i Bjeshkëve”, por duhet t’u bëjmë një lexim edukativ, informues dhe me tendencë zhbiruese”, u shpreh Nishani.

Kreu i Shtetit u shpreh gjithashtu se, një vlerë e pashuar në shekuj e krahinës së Kelmendit është edhe respekti gati proverbial ndaj grave dhe lirisë së shprehjes së tyre, si një shembull i përkryer i demokracisë së fiseve shqiptare.

“Trashëgimia e kësaj treve është një shembull i gjallë i vlerësimit dhe cilësimit të gruas, si një zonjë e vërtetë, që merrte pjesë në kuvende, thoshte lirshëm fjalën e saj, madje dhe votonte. Ky është një mesazh i madh qytetarie dhe përparimi, që “Logu i Bjeshkëve” duhet t’ia shpërndajë gjithë Shqipërisë dhe gjithë përpjekjeve, që ajo sot po bën në betejën e saj kundra padrejtësive dhe pabarazisë gjinore, si një normë bazë e së ardhmes sonë europiane”, theksoi Nishani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA