Izrael, operohet kryeministri Netanyahu
11/08/2013 09:10
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netyanahu, iu nënshtrua gjatë mëngjesit një ndërhyrje kirurgjikale për hernian, informuan mediat hebrehe.
Operacioni u realizua pa komplikime, saktësoi zëdhënësi i tij Ofir Gendleman.
63-vjeçari u shoqërua në spitalin “Hadassah Ein Karem” në Jeruzalem, pasi gjatë të shtunës u ankua për dhimbje të forta në shpinë.
Skanimet treguan se ai vuante nga hernia dhe mjekët vendosën për operimin e menjëhershëm të kryeministrit Netanyahu.
Ai është njëkohësisht edhe drejtuesi i partisë së djathtë “Likud” e kryeministrër që prej vitit 2009. Ai shërbeu më parë në këtë detyrë edhe në vitet 1996-99.
Top Channel