Lufta në Lindjen e Mesme, nga Izraeli në Kuvajt, sa viktima janë shënuar deri më tani
Mbi 70 persona u arrestuann në një operacion të përbashkët anti-trafik mes policisë së Spanjës dhe asaj franceze.
Të prangosurit dyshohet se janë pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të qënieve njerëzore që kalonin ilegalisht kundrejt shumave të konsiderueshme të parave emigrantë aziatikë.
Baza e rrjetit ndodhej në Barcelonë dhe mes të ndaluarve mendohet se ka përfunduar edhe kreu i bandës.
Skema e kalimit të emigrantëve aziatikë drejt Europës dhe Shteteve të Bashkuara bëhej nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve. Grupi kishte përfunduar prej muajsh nën hetim nga agjentë të anti-trafikut dhe Interpoli.
Në koordinim me disa nga policitë në vende të ndryshme të Azisë janë sekuestruar 81 pasaporta të falsifikuara kryesisht britanike dhe spanjolle. Pasaportat u jepeshin emigrantëve kundrejt një shumë që shkon deri në 40 mijë dollarë.
Këta të fundit pasi kryenin pagesën, merrnin në dorë pasaportën e falsifikuar dhe më pas udhëtonin drejt vendit që dëshironin me ndihmën e pjesëtarëve të rrjetit.
Hetimet vazhdojnë dhe autoritetet, si ato spanjolle ashtu edhe ato franceze deklaruan se nuk dihet përsa kohë ka funksionuar kjo skemë dhe sa emigrantë klandestinë janë hedhur në perëndim nëpërmjet saj.
Policia spanjolle tha se kishte nisur hetimet dhe përgjimet ndaj rrjetit që para dy vitesh. 54 persona u arrestuan në Spanjë dhe 24 të tjerë në Francë.
Top Channel