Mot i keq në Vlorë, shi e breshër
10/08/2013 00:00
Moti i keq ka përfshirë paraditen e së shtunës qytetin e Vlorës, me reshje të dendura shiu dhe breshër.
Sipas informacioneve të fundit, nga reshjet janë verifikuar përmbytje në zonën e Ujit të Ftohtë, ndërkohë që dallgët brenda gjirit kanë arritur deri në 4 ballë.
Ndërkohë, nga moti i keq janë krijuar edhe radhë të gjata automjetesh në rrugët e qytetit bregdetar, raportojnë dëshmitarë nga vendi i ngjarjes. Shiu i dendur ka bërë që pushuesit të tërhiqen nga plazhet dhe të strehohen në hotelet dhe shtëpitë e tyre.
Freskimi i motit dhe shoqërimi i tij me vranësira ishte paralajmëruar më herët gjatë javës nga meteorologët, pas një periudhe me temperatura maksimale, që arritën deri në 38 gradë Celsius.
Top Channel