Irlandë, protesta në Belfast, plagosen 26 policë

10/08/2013 03:30

Policia ka bërë të ditur se 26 oficerë janë plagosur gjatë përplasjeve të dhunshme në qendër të Belfastit, natën e së premtes, gjatë një parade të republikanëve.

Protestuesit luajalist nuk lejuan paradën të kalonte përmes “Royal Avenue”.

Policia tha se u gjendën nën sulmin e rëndë dhe të gjatë të turmave, “që synonin të krijonin rrëmuja”.

5 nga oficerët e plagosur patën nevojë për ndihmë mjekësore. Policia gjuajti me 20 plumba artificialë e përdori pompat e ujit dhe qentë.

Ata thanë se kishin pasur raportime se dy anëtarë të publikut janë plagosur. Turmat janë shpërndarë më pas dhe rrugët i janë rikthyer qetësisë.

Protestuesit luajalist sulmuan policinë me tulla dhe shishe, teksa prisnin për paradën e republikanëve të afrohej.

Ata bllokuan “Royal Avenue”, në mënyrë që të ndalnin paradën e tyre të kalonin përmes saj.

Një numër automjetesh të parkuara u shkrumbuan nga zjarri, në zonën e Rrugës Veriore. Edhe disa dyqane u shkatërruan, ashtu sikurse edhe në lokal. Disa prej luajalistëve akuzuan policinë se ishin treguar të ashpër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA