Bie aeroplani, 4-6 të vdekur në Connecticut

10/08/2013 04:40

4 deri në 6 viktima besohen të jenë shkaktuar nga rrëzimi i një avioni të vogël mbi disa shtëpi në Connecticut, bëjnë të ditur hetuesit e aksidentit.

Bordi i Sigurisë së Transportit Kombëtar bëri të ditur se pati raportime për të vdekur për 2 apo 3 persona në bordin e avionit dhe 2 apo 3 në vendngjarje.

2 fëmijë, njëri 1 vjeç dhe tjetri 13 vjeç, besohen të kenë vdekur në një nga shtëpitë e goditura.

Aeroplani ishte nisur nga aeroporti Teterboro në New Jersey dhe u përplas pranë aeroportit Tweed New Haven të Connecticut-it.

Zyrtarët thanë fillimisht se 3 persona ishin të zhdukur, përfshi pilotin e avionit me helika.

Dy shtëpi në qytetin East Haven u përfshinë nga flakët pas përplasjes. Një dëshmitar tha se një grua ishte duke bërtitur, pasi fëmijët e saj kishin mbetur brenda.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA