Presidenti amerikan, Barack Obama, siguroi kryeministrin grek, Antonis Samaras, se SHBA-të do të mbështesin Greqinë në hapat e radhës për reformat strukturore ekonomike, teksa qeveria greke po përgatitet për bisedime të tjera me kreditorët, në lidhje me një ndihmë shtesë lehtësuese.

“Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të mbeten një palë ndihmëse dhe mbështetëse”, tha Obama, gjatë takimit mes dy liderëve në Shtëpinë e Bardhë. “Rreziqet janë të larta jo vetëm për Europën, por për të gjithë ekonominë botërore”.

Samaras tha se sakrificat e bëra nga populli grek “janë të mëdha, por nuk do të shkojnë dëm”. Ai u zotua se do të vazhdojë me reforma të thella, teksa tha gjithashtu se theksi i qeverisë greke duhet të jetë në rritjen ekonomike dhe punësimin.

Dy liderët nuk pranuan të merreshin në pyetje. Obama tha se do të mbajë një konferencë për shtyp ditën e nesërme, një ditë pasi të largohet për pushime në Massachusetts.

Papunësia në Greqi është rritur në nivel rekord gjatë muajit maj, teksa papunësia sezonale ka shkuar në 27,6%, bëri të ditur gjatë së enjtes Autoriteti helen i Statistikave, në Athinë. Përqindja ishte 64,9% për grekët e moshës 15-24 vjeç.

Takimi i sotëm në Shtëpinë e Bardhë i paraprin zgjedhjeve të 22 shtatorit në Gjermani, ku kancelarja Angela Merkel synon të zgjidhet për të tretin mandat radhazi, me premtimin se Gjermania nuk do të lehtësojë presionin ndaj Greqisë, për të mbajtur reformat e nevojshme për të vazhduar me ndihmat, që ka marrë që nga fillimi i krizës së borxheve gati 4 vjet më parë.

Ai vjen gjithashtu pas publikimit në 31 korrik të një raporti nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, ku thuhej se Greqia, në të 6-tin vit recesioni, me shumë mundësi do të kërkojë më shumë parà nga Europa, në mënyrë që të arrijë objektivat e saj të mbijetesës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA