Liban, merren peng pilotët e “Turkish Airlines”

09/08/2013 14:40

Dy pilotë të “Turkish Airlines” u morrën peng nga persona të armatosur në Liban, në afërsi të aeroportit të Bejrutit, informoi të premten “BBC”.

Pilotët u rrëmbyen nga një autobus që transportonte disa anëtarë të ekuipazhit dhe pasagjerë nga një hotel i lidhur me një nga terminalet.

Një grup i quajtur “Zuëëar al-Imam Rida” ka marrë përsipër përgjegjësinë për këtë ngjarje, duke kërkuar si kusht për lirimin e pilotëve atë të nëntë pengjeve libaneze në Siri.

Familjet e pilotëve lëshuan një deklaratë publike duke i kërkuar autoriteteve turke që të mundësojnë rikthimin e tyre në shtëpi.

Turqia është një mbështetase e kryengritësve sunitë dhe besohet se ka një ndikim të madh mbi grupimet rebele, ndërsa komuniteti shiit në Liban dhe Hezbollahu janë shumë të angazhuar në mbështetjen e palës tjetër në konflikt, atë të presidentit Bashar al-Assad.

Top Channel