Denoncimi i TCH për barnat, reagon shteti

09/08/2013 10:40

Një ditë pas denoncimit të “Top-Channel” në lidhje me bllokimin e tregut farmaceutik për shkak të një vendimi të dyshimtë të dhënies me koncension të kompaninë së vendosjes së pullave nga shteti, reagoi kryeministri Berisha, i cili anulloi këtë vendim, duke shtyrë deri në janar marrjen e një vendimi mbi shënjimin e ilaçave.

Aktualisht, kamionë të mbushur me barna dhe vaksina për fëmijë mbeten të bllokuar në Doganën e Tiranës, pasi nuk kanë këtë pullë të dytë.

Përballë kësaj situate, Shoqata e Grosistëve Farmaceutikë reagoi nëpërmjet televizionit tonë një ditë më parë, duke shprehur shqetësimin jo vetëm për dëmimin që po i shkaktohej tregut, por edhe për faktin se vendosja e pullave do të ishte me shumë gjasa e pamundur, pasi vështirësisht kompanitë e huaja do të pranonin të vendosnin përpara eksportit në Shqipëri, pullat shtetërore shqiptare në prodhimet e tyre.

Në një vendim të shpejtë, mëngjesin e së premtes, kryeministri në detyrë, zoti Sali Berisha vendosi të anullojë vendimin për detyrimin e marrjes së një pulle të dytë nga kompanie konçesionare.

Urdhëri i Këshillit të Ministrave iu dërgua zyrtarisht Ministrisë së Shëndetësisë dhe asaj të Financave, ndërsa zbatimi i tij do të hyjë në fuqi të hënën.

Vendimi për të ardhmen e dhënies me konçension të këtij shërbimi do të merret nga qeveria e ardhshme, pasi Berisha urdhëroi shtyrjen e këtij problemi për muajin janar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA