Dëmet e panjohura të Çernobilit

09/08/2013 10:10

Ekspozimi ndaj valëve radioaktive që lëshoi në ambient shpërthimi i centralit bërthamor të Çernobilit në vitin 1986 ka një efekt negativ jetëgjatë jo vetëm tek qëniet njerëzore e ekosistemi përreth, por edhe tek pemët që në atë kohë nuk kishin mbirë ende.

Një studim i realizuar në Pripiat, qyteti fantazmë pranë të cilit ndodhej centrali famëkeq i Çernobilit, hodhi më shumë dritë mbi efektet e atij aksidenti mbi bimësinë.

Kështu, kërkuesit arritën të provojnë se efektet më të dëmshme ishin regjistruar në vitet e para pas shpërthimit, me pemët që për shkak të rrezatimit ishin bërë shumë më të ndjeshme ndaj thatësirës dhe shumë prej tyre ishin tharë.

Megjithatë, në mënyrë të habitshme, edhe pemët që kanë mbirë pas asaj date, tregojnë përreth zonës shenja të qarta të dëmtimeve të pësuara nga radioaktiviteti.

“Si rrjedhojë e rrezatimeve, edhe pemët e bimët janë në gjendje që të pësojnë mutacione gjenetike shkatërrimtare. Disa prej tyre kanë një rritje të pazakontë, të tjera deformime të çuditshme ose kalbëzime për arsyetë pakuptueshme”, deklaroi një prej studiesve të Universitetit të Karolinës Jugore, në SHBA.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA