Një zjarr i fuqishëm ka rënë në masivin me pisha në pyllin pranë Guroreve të bashkisë së Urës Vajgurore.
Vatrat e para të zjarrit kanë filluar të shfaqen në orët e para të mëngjesit të së premtes dhe më pas kanë vijuar edhe gjatë ditës, të favorizuara edhe nga temperaturat e larta.
Autoritetet lokale kanë pohuar se zjarri fillimisht ka qenë me përmasa të papërfillshme, por shumë shpejt është përhapur në gjithë malin Veterik.
Megjithëse në vend kanë shkuar mjete e zjarrfikësve të Beratit dhe të Kuçovës, zjarri ka vijuar duke përfshirë një sipërfaqe prej 30 hektarësh.
Drejtori Shpëtim Gorica ka pohuar se nevojiten edhe forcat e ushtrisë pasi mjetet nuk mund të shkojnë në vendngjarje pasi terreni është tepër i thyer.
Ndërsa jemi duke dhenë këtë intervistë, pohon zoti Gorica, zjarri ka marë përmasa të mëdha dhe nevojitet një mobilizim i përgjithshëm jo vetëm nga PMNZSH-ja, por edhe vetë qytetarët.
Gjithësesi, pohon Gorica, duhet një sensibilizim dhe ndërgjegjësim, por edhe duhet punuar me korrektësi për të vënë përpara përgjegjësisë autorët e këtyre zjarreve, pasi në shumë raste ka neglizhencë.
Top Channel