Hungari, dënohen vrasësit e romëve

08/08/2013 16:00

Një gjykatë në Hungari dënoi tre burra me burgim të përjetshem dhe një tjetër me 13 vjet heqje lirie për një sërë vrasjesh, në shenjester te te cilave ka qene popullsia rome.

Katër të dënuarit, pjesë e një bande, kishin kryer 9 sulme me granata dhe bomba artizanale kundër romëve gjatë një periudhe 14-mujore.  

Ata vranë gjashtë persona dhe tmerruan popullsine rome të Hungarisë.  Në një nga sulmet në nje fshat, banda i vuri zjarrin nje shtepie.

Pasi Robert Csorba dhe i biri 5-vjeçar dolen me vrap per t’u shpetuar flakeve, ata u vrane me arme nga banda.

Nëna e Robertit e përshendeti vendimin e Gjykates, por nuk shprehu besim se “ky rast do te vendoste drejtesine per romet”. Nje perfaqesuese e “Amnesty International” thote se sistemi penal i Hungarise i ka braktisur romet.

Megjithese në vitin 2009, organizatat e te drejtave te njeriut u perpoqen te perdornin funeralet e familjes Csorba për të nxitur mirëkuptim mes romëve dhe hungarezve, pas 4 vitesh shume pak ka ndryshuar.

Romët jetojne në Hungari dhe vendet fqinje, per shekuj me rradhe. Sipas disa organizatave; renia e komunizimit dhe se kriza financiare boterore i ka goditur ata me shume se pjesen tjeter te shoqerise.  

“Partia Jobbik”, siç thotë “Amnesty International”, po i perdorte romet dhe grupet e tjera si justifikim per pakenaqesine e pergjithshme te shkaktuar nga kriza ekonomike.

Duke nisur prej Janarit te 2014, shtetasit rumune dhe bullgare, perfshire edhe romet do te lejohen te levizin lirisht brenda tregut europian.

Bashkimi Europian u ka kerkuar te gjithe vendeve anetare te bejne me shume per integrimin e 12 milione romeve, ndersa nga ana tjeter, organizatat per mbrojtjen e te drejtave te njeriut thone se ka ardhur koha qe Brukseli te marre masa ndeshkueshme kunder atyre vendeve qe akuzohen per diskriminim te vazhdueshem.

Top Channel