Pickimi nga rriqëra javë më parë ishte fatal për Milazim Krasniqin, 34 vjec nga Malisheva baba i 6 fëmijëve. Vdekja e tij kapi numrin 9 të viktimavave nga ethet hemoragjike për vitin 2013.

As edhe një nga 24 anëtarët e kësaj familje nuk është i punësuar. Ndërkohë familja Krasniqi i bën thirrje shtetit të ndërhyjë sa më të shpejt.

Vetëm për këtë vit në komunën e Malishevës kanë vdekur 5 persona nga ethet hemoragjike ,ndërkohë janë diagnostikuar më shumë se 2 mijë persona të infektuar.

Banorët e Malishevës tashmë janë në panik nga kjo epidemi vdekjepruese, ndërkohë zyrtarët komunalë thonë së nuk kanë asnjë mundësi të zhdukjes së këtij virusi vdekjeprurës.

Ethet hemorragjike për herë të parë në territorin e Kosovës janë paraqitur në vitin 1956 në fshatin Nishor të komunës së Suharekës. Ndërkohë 20 vitet e fundit kjo epidemi është paraqitur në komunën e Malishevës.

Top Channel