Qindra besimtarë myslimanë të Kosovës, pas 30 ditë agjërimi këtë të enjte  kanë falur Namazin e Bajramit të Madh në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Për madhështinë e kësaj feste islame, besimtarëve iu drejtua Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.

“Ju ftoj që të dominojë bashkimi, vëllazërimi, harmonia, solidariteti dhe bashkimi i ndërsjellë sepse vetëm kështu jeta do të ketë kuptimin e saj”, tha ndër të tjera ai.

Pas ceremonise fetare, Myftiu Tërnava priti delegacione të ndryshme politike dhe të fushave të tjera në selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës. Ndër ata që përcollën urimin në këtë seli ishin edhe Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, zëvendëskryeministra e ministra të qeverisë së Kosovës, përfaqësues të partive politike si dhe kryeipeshkvi i Ipeshkëvisë së Kosovës, Don Dodë Gjergji. Ndërsa Presidenca u përfaqësua nga një delegacion pasi Presidentja Jahjaga ndodhet jashtë vendit.

Bajrami i Madh për besimtaret myslimanë është ditë e festimeve dhe falënderimeve ndaj Zotit. Dita e Fiter Bajramit shënon përfundimin e agjërimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Top Channel