Xhamia, gjykata rrëzon ambientalistët

07/08/2013 15:50

“Gjykata vendos rrëzimin e kërkesës, ngarkimin e shpenzimeve kërkuesve. Kundër këtij vendimi nuk parashikohet ankimim i veçantë, sipas ligjit. U shpall sot Tiranë, 7 gusht 2013”.

Gjykata vendosi që nuk do të ketë ndërprerje të punimeve për ndërtimin e xhamisë së Namazgjasë.

Pavarësisht se pjesa dërrmuese e gjyqtarëve kanë marrë pushimet, një gjyqtar i gatshem shqyrtoi këtë të mërkurë kërkesën e dy shoqatave për ndërprerjen e punimeve për ndërtimin e xhamisë së Namazgjasë dhe të godinës polifunksionale, kërkese e cila vendosi përballë njëra-tjetrës në peshoren e drejtesisë formunin e myslimanëve dhe institutin e çështjeve kombëtare “INA”.

Kjo e fundit e humbi betejën e parë, ndërsa është në pritje të çeljes se procesit në themel në shtator.

“Çështja e themelit do të gjykohet në 11 shtator, sigurisht që ka një simbolikë dhe nuk e di arsyet e gjykatës, pasi dihet që në 11 shtator është goditja e kullave binjake në Nju Jork”, deklaroi Kastriot Frashëri, drejtues i “INA”-s.

“Brenda Tiranës jemi tek 41 gradë, 7 gradë plus dhe në këto kushte është e drejtë e të gjithëve të ngrinë dhe të kërkojnë një ambent të pastër”, tha Qerim Ismeni, inxhinjer.

Forumi i myslymaneve e komentoi kështu vendimin e gjykatës civile. “Ne jemi larg retorikave boshe. Tirana ka nevojë pëer atë xhami, e ka pasur prej kohësh, rreth 80 vjet që bëhet kërkesë. Nuk kemi ndonjë objeksion për kërkesat e ambientalistëve, nuk i hedhim poshtë pretendimet e tyre, por ai truall është pronë e KMSH-së dhe është marrë një vendim i drejtë për këtë çështje”, argumentoi Roald Hysa, sekretar i Forumit të Muslimanëve.

Prej vitesh, besimtarët myslimanë në kryeqytet, në çdo feste faleshin në bulavard për shkak të mungesës së ambienteve, situate kjo që pritet të jetë e njejtë edhe për këtë Fiter Bajram.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA