Tunizi, protesta masive kundër qeverisë islamike

07/08/2013 03:00

Dhjetra mijëra protestues marshuan në kryeqytetin tunizian, Tunis, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë së udhëhequr nga islamikët.

Kjo është demonstrata më e madhe e këtij lloji, që prej fillimit të krizës së fundit politike rreth 2 javë më parë, kur një politikan premtues opozitar u vra.

Më herët, asambleja kushtetuese u pezullua deri fillimin e negociatave të ardhshme mes qeverisë dhe opozitës. Asambleja po hartonte një kushtetutë të re.

Protestat në Tunis u thirrën nga opozita, për të kërkuar shpërbërjen e asamblesë dhe dorëheqjen e qeverisë, si dhe për të shënuar 6 mujorshin e vrasjes së liderit opozitar laik, Chokri Belaid.

Unioni tunizian i Punëve të Përgjithshme (UGTT) bëri thirrje ndaj 600 mijë anëtarëve të saj për t’iu bashkuar protestave.

“Populli kërkon rrëzimin e këtij regjimi”, bërtiste turma në sheshin Bardo.

Spikeri i Asamblesë Kombëtare Kushtetuese (ANC), Mustapha Ben Jaafar, tha se puna për një kushtetutë të re dhe ligjin elektoral do të rifillojë, sapo të nisë dialogu.

Ben Jaafar, partia Ettakatol e të cilit është pjesë e kabinetit qeverisës, dënoi dështimin e politikanëve për të zgjidhur krizën.

Top Channel