Protesta në landfillin e Sharrës

07/08/2013 16:05

Punëtorët që mbledhin mbetje plastike dhe metalike në landfillin e Sharrës kanë protestuar mëngjesin e së mërkurës pasi firma ku ishin të punësuar, e cila administron dhe mbeturinat, i ka larguar nga puna pasi ka ulur çmimin për kilogram me të cilin u merrte materialin që ata mblidhnin.

“Unë e dua këtë të drejtë. Na lini të drejtën të punojmë të lirë, atë që mbledh ta shes vetë”, ka thënë një punëtore.

“Punojmë për një copë bukë. Dikush fiton më pak, dikush tjetër më shumë. Por sot e kanë mbuluar me dhe dhe s’po u japin njerëzve bukë të hanë”, është ankuar një tjetër.

Punëtorët kanë bllokaur rrugën ku kalojnë makineritë e firmës deri sa është dashur ndërhyrja e policisë për të zhbllokuar rrugën.

Ndërkohë, i është kërkuar punëtorëve që një përfaqësi e tyre të shkojë në komisariatin e policisë me qëllim që të mundësohej një takim mes tyre dhe pronarit të firmës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA