Nëse në kohën kur ishte kryebashkiak Edi Rama vendosi të heqë grinë e fasadave për t’i dhënë atyre ngjyra, që i dhanë jetë ish-vendit komunist, ai po punon sërish për t’i treguar botës imazhin e vërtetë të Shqipërisë.
Një shkrim i dedikohet kryeministrit të ardhshëm të Shqipërisë, Edi Rama, në gazetën “Huffington Post”, me titullin “Njeriu i marrëdhenieve publike, udhëheqësi i mençur synon t’i bëjë ballë problemeve të imazhit”.
“Megjithëse përpjekjet e Rames dhe aftesia për të komunikuar me audiencen ndërkombetare nuk kuptohen tërësisht brenda Shqipërisë dhe nuk jane arsyeja kryesore për zgjedhjen e tij si kryeministër”, shkruan gazeta- “strategjia e kujdesshme e komunikimit me audiencën e huaj e ka shndërruar atë në shefin e Marrëdhënieve Publike të Shqiperisë jashtë, përpara se të marrë detyrën”.
49-vjeçari Rama po punon sërish për imazhin e vendit, i cili ka nevojë sërish për rimodelim, për t’u shëruar nga asocimet, kryesisht të padrejta me prapambetjen dhe krimin.
Prej dites, kur Edi Rama bëri publike emrat e qeverise se tij, ai e beri të qartë se ndryshimi duhet të nisë nga njerëzit që do të shërbejnë si ministra.
“Qeveria e re”, shkruan “Huffington Post”, “është mbushur me fytyra të reja, shumë prej tyre nuk kanë mbajtur poste të larta. Për më tepër, ka më shumë gra në qeverine e tij se në çdo qeveri tjetër në 100 vitet e ekzistencës së Shqipërise Moderne”.
“Pavaresisht se duhet të përballet me luften kundër korrupsionit, me shqetësimet ekonomike që lidhen me krizën financiare në Europe, Rama duhet t’i bëjë ballë edhe opozitës së brendshme, beteja këto që ai do t’i kalojë me zotësinë për marrëdhënie publike. “Kësaj i shtohet edhe marrëveshja për ta sjelle Tony Blair si këshilltar dhe kjo nuk ka kosto për taksapaguesit shqiptarë”, nënvizon “Huffington Post”. “Dhe qëllimi perfundimtar i Edi Ramës dhe qeverisë së tij do të jete përmiresimi i imazhit të Shqipërisë”.
Top Channel