Pas një muaji del në pension, Mark Molla zgjidhet administratori i Universitetit të Shkodrës/ Përplasja me Bardh Spahinë pas shkarkimit nga Ujësjellësi Kreu i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça uroi të gjithë besimtarët për festën e Fiter Bajramit.
“Nesër është Bajram dhe me këtë rast unë i uroj të gjithë besimtarët myslimanë gëzuar Fiter Bajramin. Paqe, dashuri, lumturi dhe harmoni sjelltë në familjet tuaja festa e Bajramit. Zoti thotë: Për mua agjeruat në Muajin e Ramazanit dhe sipas urdhërit tim, falët Namazin e Bajramit. Kthehuni tani në shtëpitë tuaja, të pastër dhe të falur nga gjynahet. Zoti e bekoftë kombin shqiptar dhe vendin tonë!”, tha në urimin e tij, kreu i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça.
Pas urimit të kryetarit Muça, myftiu i Tiranës Ylli Gurra publikoi masat e marra nga Komuniteti për t’i shërbyer sa më mirë besimtarëve myslimanë, të cilët do të duan të falin Namazin e Bajramit.
“Vendi i faljes është pozicionuar, ashtu sic është bërë tashmë traditë, përgjatë bulevardit Dëshmorët e Kombit, duke filluar nga ura e ish-Hotel Dajtit deri në Lulishten e Sheshit Skënderbej. Dua të theksoj që vendi i faljes do të jetë vetëm në bulevard duke lënë të lira trotuaret dhe pa cënuar hapësirat e blerta. Nga pikëpamja e akomodimit e gjithë sipërfaqja e faljes do të jetë e shtruar me mjetet e nevojshme për faljen, kështu që nuk do të jetë e nevojshme për besimtarët që të marrin me vete mjete rrethanore, që përvecse nuk janë të përshtatëshme për faljen, ndotin dhe ambientin. Vendi i faljes për zonjat myslimane do të jetë segmenti pranë Ministrisë së Mbrojtjes, vazhdimi i aksit të rrugës Myslim Shyri, edhe ky i përshtatur në mënyrën më të mirë për faljen”, tha myftiu Gurra.
Myftiu Gurra theksoi gjithashtu se duke filluar nga mbrëmja e të mërkurës dhe mëngjesin e të enjtes, disa segmente të bulevardit Dëshmorët e Kombit do të mbyllen për kalimin e automjeteve.
Top Channel