Bisedimet Kosovë-Serbi, për qeverinë e Beogradit do të ndalen në rast se nuk arrihet një marrëveshje për telekomunikacionin dhe energjitikën.
Ministri i Tregtisë së Jashtme dhe të Brendshme në qeverinë e Serbisë, Rasim Lajiç ka thënë për mediat serbe se Kosova është duke bllokuar procesin pasi në çdo takim paraqiten propozime të reja.
“Nuk do të ketë bisedime të reja. Takimi mes dy kryeministrave varet nga suksesi në takimet e ardhshme teknike“, ka thënë Lajiç.
Serbia dhe Kosova janë duke tentuar të arrijnë marrëveshje lidhur me prefiksin ndërkombëtar të telefonisë për Kosovën, ndërkaq kusht është që Telekomi serb të marrë liçencë për telefoninë fikse në tërë territorin e Kosovës.
Sipas ministrit Lajiç, Serbia i ka të domosdoshme këto marrëveshje për shkak të integrimeve dhe këtë është duke e shfrytëzuar Kosova.
Top Channel