Baçe: Lame, masakër kur ishte zv.ministër

07/08/2013 16:10

Debati mes Apollon Baçes dhe Artan Lames vazhdon me replikat dhe akuzat ndaj njëri-tjetrit në lidhje me heqjen nga lista e monumenteve të kulturës të këndit të lojrave “7 Xhuxhat” në Tiranë.

Ndonëse Lame akuzon për urdhëra politikë apo ryshfete nën dorë, kreu i Institutit të Monumenteve të Kulturës, Baçe i kujton atij masakrën e bërë kur zoti Lame ishte zevendësminister i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit dhe kur këndi “7 Xhuxhat” u përgjysmua për ndërtimin e ETC-së.

Personalisht, thotë Baçe në reagimin e tij, jam kundër prishjes së asaj çka ka mbetur tek këndi i lojrave të fëmijëve, por më duhet të theksoj se administrimi i parqeve nuk i takon Institutiti të Monumenteve.

“Ky institucion ka për detyrë mbrojtjen e monumenteve që sipas ligjit të trashëgimisë përfshin kështjellat dhe objketet e kultit”, thekson Baçe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA