Zënia e hapësirave, bllokohen tre subjekte
06/08/2013 00:00
Policia Bashkiake ka bllokuar aktivitetin e tre subjketeve në rrugën Ferit Xhajko, të cilat kishin zënë hapësira publike.
Këto subjekte ishin njoftuar më parë, madje edhe gjobitur, por përveçse nuk kishin paguar gjobën e vënë, nuk kishin liruar as hapësirat.
Sipas Policisë Bashkiake, të tjera subjekte të cilat nuk i janë bindur urdhërit të saj por edhe që nuk kanë shlyer gjobat do të bllokohen. Gjithësej numërohen 15 të tilla në kryeqyet.
“Ndërkohë që në rast mosbindjeje të urdhërit të Policisë Bashkaike për lirimin e hapësirave publike do të ketë edhe sekuestrim të mallit”, thuhet në njoftimin e Bashkisë së Tiranës, që u kërkon subjekteve tregtare apo jo të respektojnë ligjin.
Top Channel