Spitali i Tepelenës, me kapacitet rreth 100 shtretër, që prej filliit të vitit ka pritur gjithsej 417 pacientë për vizita të përgjithshme dhe 790 të shtruar në repartet e pediatrisë dhe patologjisë.
Sipas drejtuesit Astrit Zeneli, repartet e tjera janë ineficente për shkak të mungesë së mjekëve.
Kirurgjia dhe materniteti pothuajse nuk figuron të kenë shtrime. Vetëm 30 lindje kryhen mesatarisht në vit në Tepelenë të asistuara nga stafi infermiere-mami dhe kjo realizohet për rastet e mbërritura nga zonat e thella që nuk kanë mundësi për të shkuar në Gjirokastër.
Në spitalin e Tepelenës, me një organikë të tejfryrë shërbejnë aktualisht 171 punonjës, prej të cilëve vetëm 8 -9 janë mjekë, gati 100 të tjerë staf infermieror dhe pjesa e mbetur adiministratë dhe shërbime. Në këto kushte kostoja e shfrytëzimit të këtij spitali nuk i kalon të 20% në vit.
Në këtë spital, ku nuk kryhen operacione prej të paktën 7 vjetësh tashmë dhe blloku reanimator është i mbyllur.
Shefja e Shërbimit Spitalor, Stoli Selmani thotë se këto mungesa kanë rritur kohën e shërbimit për ata pak mjekë që kanë mbetur ndërsa pamundësia e konsultimeve me mjekë të drejtimeve të tjera e vështirëson edhe punën e tyre dita-ditës.
Shumica e rasteve thotë mjekja Selmani transportohen për shërbim më të specializuar drejt spitalit të Gjirokastrës.
Megjithë kërkesat e herëpashershme drejtuar ministrisë për specialistë duket se situata nuk po ndryshon për asnjë nga rrethet e vegjël si Tepelena.
I kthyer gati në një qendër shëndetsore të zakonshme spitali i Tepelenës mund të ofrojë vetëm shërbimin e urgjencës për rastet serioze të çdo specialiteti. Të gjithë pacientët transpotohen për më tej drejt Gjirokastrës.
Top Channel