SHBA, të shtëna. 2 të vdekur e 4 të plagosur

06/08/2013 03:25

Dy persona janë vrarë dhe 4 të tjerë janë plagosur pas të shtënave në një takim të supervizorëve të Komunës në lindje të Pensilvanisë, raportoi një zyrtar gjatë së hënës.

Të shtënat u dëgjuan rreth orës 19:30 me orën lokale (lindore) në ndërtesën e Komunës Ross, në Saylorsburg, rreth 75 milje në veri të Filadelfias, tha për CNN Guy Miller, drejtor i menaxhimit të emergjencave në qytetin Monroe.

Një person i dyshuar ndodhet në arrest momentalisht, ndërsa të plagosurit janë transportuar për në spitalet më të afërta, tha ai.

Bordi i Supervizorëve, prej 3 anëtarësh, të komunës Ross u mblodh gjatë natës së të hënës së parë të muajit, në ndërtesën e Bashkisë së qytetit.

Komisionerja e qytetit Monroe, Suzanne McCool, tha se kjo komunë është “më e qeta e qytetit Monroe”.

“Komuna nuk përmendet kurrë nëpër gazeta”, tha McCool. Ajo deklaroi gjithashtu se nuk ishte në dijeni të debateve apo çështjeve të mundshme problematike për t’u diskutuar nga supervizorët.

“Janë e vetmja komunë në qytetin Monroe, që nuk kanë pësuar rritje taksash pas kaq shumë vitesh”, tha ajo.

Top Channel