Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit Republikanët amerikanë janë vënë në lëvizje, pasi dy kanalet televizive CNN dhe NBC do të transmetojnë dokumentarë dhe një serial me katër pjesë, për jetën e ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.
Sipas tyre, kjo është një reklamë për demokraten, në prag të zgjedhjeve të ardhshme presidenciale, megjithëse ajo ende nuk ka shpallur planet e saj për zgjedhjet e 2016-s.
Republikanët kanë kërcënuar se do të kundërpërgjigjen ndaj dy rrjeteve televizive, nëse ato shfaqin programet për ish-Zonjën e Parë të Shteteve të Bashkuara.
Televizioni CNN do të përgatisë një dokumentar për jetën e Hillary Clinton, i cili do të transmetohet në vitin 2014.
Ndërsa rrjeti NBC do të regjistrojë serialin me katër pjesë, ku – në rolin e Clinton-it – do të jetë aktorja Dajan Lejne, që do të transmetohen në vitin 2015.
Kreu i Komitetit Kombëtar të Republikanëve, Rins Priebus, i quajti projektet reklama politike, megjithëse televizionet në SHBA pasqyrojnë rregullisht aktivitetet apo deklaratat e ish-Sekretares së Shtetit, Clinton.
Përballë këtyre deklaratave apo presioneve, dy televizionit nuk do të tërhiqen. NBC tha se seriali do të shfaqet përpara nisjes së fushatës presidenciale, ndërsa CNN – përmes një deklarate – la të kuptohet se mospjesëmarrja e republikanëve në debate do të ishte një shërbim i keq, që u bëhej votuesve amerikanë.
Top Channel