Rishfaqet Mullah Omari

06/08/2013 16:40

Udhëheqësi i talebanëve, Mullah Omar, i fshehur prej vitit 2001, për kokën e të cilit janë vënë 10 milionë dollarë tha se “luftëtarët e tij nuk do te kërkojnë të monipolizojne pushtetin, kur ushtarët e huaj të terhiqen nga Afganistani vitin e ardhshëm”.

Gjatë fjalimit për Festen e Bajramit, ai tha se talebanet të përpiqen të arrijnë të gjejnë gjuhen e përbashket me popullin afgan, për një qeveri gjithpërfshirëse të mbështetur në parimet islamike”.

Analistet e cilesuan deklaraten e tij “autentike”. Mullah Omar shprehu përçmim për zgjedhjet që janë caktuar për vitin e ardhshëm.

““De Facto” ato zhvillohen në Uashington”, tha ai. “Pjesëmarrja në këto zgjedhje nuk është veçse humbje kohe, asgjë me shume”.

Zgjedhjet konsiderohen si një test i rendesishem për progresin e Afganistan, pas rënies se rregjimit të talebanëve në vitin 2001.

Në zgjedhjet e mëparshme, ai u ka bërë thirrje afganeve te bojkotojne procesin, duke dërguar luftetarët për të bllokuar rrugët që të çonin në qendrat e votimit dhe duke vënë në shenjester kandidate për deputetë dhe aktivistë.

Për të disaten here, Mullah Omar dergon një mesazh për Festen e Bajramit, e cila festohet ne fund te muajit te shenjte te Ramazanit.

Analistet thone se “ndersa besohet gjeresisht se ai jeton ne Pakistan, Mullah Omar nuk ka bere asnje shfaqje publike prej kohes kur iku nga Afganistani ne vitin 2001, kur u rrezua rregjimi i talebaneve, pas sulmeve te 11 shtatorit ne SHBA.

Top Channel