Karnavalet, për Rihanna-n s’kanë fund!
06/08/2013 03:00
Pikërisht, atëherë kur të gjithë menduan se “party” kishte mbaruar, Rihanna shpërthen sërish, përtej kufijve.
Pasi u shfaq rrugëve të Barbadosit deri në orët e para të mëngjesit, në “Crop Over Festival Foreday Morning Jam”, gjatë së shtunës, 25-vjeçarja u bë sërish pjesë e tij gjatë së hënës.
Këtë herë, këngëtarja e “Diamonds” është parë duke pirë mbi një balonë
të hapur, teksa kërcente gjatë karnavaleve Kaddoment, pjesë e festivalit
8-ditor.
Ajo sërish sajoi gjithçka për të treguar natyrën e saj “zbuluese”, me një bikini tërësisht të bardhë.
Këtë herë, këngëtarja kontroverse shfaqi mjaftueshëm nga hiret e saj, falë edhe veshjes që mbante, bazuar pothuajse tërësisht në rripa.
Top Channel