Hetimet për krimin e dyfishtë

06/08/2013 15:20

“Ai pi shpesh dhe shpesh më keqtrajton”, kjo është fjalia e fundit e thënë në daten 5 korrik nga Dallëndyshe Jazxhiu përpara agjentëve të policisë, për dhunën e ushtruar nga bashkëshorti i saj, në një kohë që autoritetet policore kanë përpiluar menjëherë kërkesën për urdhërin e menjëhershëm të mbrojtjes.

Por, pavaresisht se kjo kërkesë kaloi për shqyrtim në Gjykaten Civile, plot një muaj përpara se gruaja të vritej nga bashkëshorti Edmir Jazxhiu,  gruaja nuk është paraqitur e për këtë çështja është pushuar në datën 17 korrik.

Megjithatë, burimet i thanë “Top-Channel” se Dallendyshe Jazxhiu është thirrur sërish nga agjentët e policisë për të mesuar se cilat ishin arsyet që ajo ishte tërhequr nga kërkesë padia dhe përgjigjjja ka qenë se çifti i kishte zgjidhur mosmarrëveshjet me anë të pajtimit.

Nga kjo deklarate lehtesuese për bashkeshortin e saj kanë kaluar pak ditë prinderit e dy femijeve u gjeten te pajete, ku gruaja u vra nga i shoqi e me pas ai i dha edhe fund edhe jetes duke lene jetime nje djale dhe nje vajze.

Alarmin për tërheqjen nga paditë e urdhërit të mbrojtjes e dha së pari Gjykata e Tiranës, ku u tha se gati 200 gra janë dorëhequr nga këto kërkesa ndaj bashkeshorteve.

Ndërsa Policia e Shtetit informoi se 600 gra për muajt janar-qershor kanë kerkuar në të gjithë vendin urdhër mbrojtjeje për shkak të dhunës.

Top Channel