Jemi mësuar ta shohim atë në kërkim të pamjes perfekte, me të gjithë fytyrën të bërë make-up me tepër kujdes.
Por, Cheryl Cole ka dalë tërësisht natyrale në fushatën e saj të fundit, teksa promovon fushatën për kujdesin ndaj një lëkure perfekte, të “L’Oreal Paris”, si një modele zëdhënëse për markën e njohur.
Duke lënë mënjanë bazën e saj të zakonshme, këngëtarja duket tërësisht e tërhequr në videon e prapaskenave, si dhe në fotot e shkrepura.
“Mendova se do të isha nervoze apo e shqetësuar për faktin që nuk kisha bërë make-up, por ishte mjaft çliruese ta kesh lënë atë pa bërë”, thotë Cheryl në klip.
“Skin Perfection shërben për të perfeksionuar lëkurën tënde, të forcon poret, të jep shkëlqim dhe përmirëson cilësinë e lëkurës. Ka të gjitha përfitimet e kujdesit ndaj lëkurës që ju do të dëshironit, përpara se të kryenit ‘make-up’-in tuaj”, shton ajo.
Ish-ylli i Girls Aloud i mban gjërat e thjeshta gjatë fotografimit, duke ndryshuar fustanet nga e bardha në të zezë.
Top Channel