Bush operohet me sukses në zemër

06/08/2013 00:00

Ish-presidenti amerikan, George W. Bush iu nënshtrua me sukses një operacioni në zemër pasi doktorët zbuluan bllokimin e një arterie.

Lajmi u njoftua nga zëdhënësi i ish-presidentit. Ai tha se operacioni u krye të martën në mëngjes, një ditë pas zbulimit të problemit me arterien gjatë një kontrolli mjekësor rutinë.

Sipas zëdhënësi, 67-vjeçari aktualisht është në gjendje shumë të mirë dhe pritet të lërë spitalin ditën e mërkurë.

Të enjten ai do t’i rikthehet aktivitetit të tij të përditshëm me nisjen e një fushate ndërgjegjësimi për qytetarët që të kryejnë rregullisht kontrollet mjekësore.

Top Channel